Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në kuadër të projektit IPA twinning “Ndihmë dhe parandalim efikas kundër korrupsionit” sot organizon konferencë me temë “Metoda të avancuara për monitorimin e financimit të partive politike dhe kampanjave zgjedhore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë është paralajmruar prezenca e ministrit të drejtësisë Valdet Xhaferi, ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar, mbikqyrëses kryesore së Maqedonisë Tanja Tanevska dhe kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit Igor Tanturovski.
Ekspertë nga Polonia dhe Maqedonia do të prezentojnë pikëpamje të ndryshme rreth parandalimit të fakteve të mundshme korruptive në financimin e partive dhe fushatave zgjedhore./Telegrafi/