Kongresi i Bilall Kasamit me vetëm një opsion për të votuar (FOTO)

Paregullsi të ndryshme janë hasur sot në kongresin e mbajtur nga Lëvizja Besa prej krahut të Bilal Kasamit, ku pas denoncimit në InfoShqip që në këtë kongres kanë marrë pjesë edhe fëmijë, një paregullsi tjetër është vërejtur me kartonët e votimit. Përderisa kartoni i gjelbër përdoret për të votuar pro, kartoni i verdhë për të përmbajtur, kartoni i kuq për kundër, dikush nuk është i interesuar për të votuar për asgje tjeter përpos se pro, pa marrë parasysh vendimet.

E nga ana tjetër, një pjesë e delegatëve në dorë mbanin vetëm një karton, atë të gjelbërin që paraqet votën pro dhe dukej qartë që nuk kishin interes për kartonat e kuq dhe të verdhë, që paraqisnin voten e përmbajtur dhe të kundërshtimit. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu