Konjufca dhe Cakaj me deklaratë të përbashkët, kjo është thirrja e tyre për projektin e Luginës së Bashkuar

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përmes një shkrimi në Facebook, ka lëshuar një deklaratë që thotë se është qëndrim i përbashkët edhe me politikën e jashtme të Shqipërisë.

Sipas kësaj deklaratë, Konjufca dhe Cakaj, nënvizojnë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Konjufca e Cakaj janë të mendimit se ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Në fund të kësaj deklarate, thuhet se këta të fundit nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund.

Deklaratë e Përbashkët Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu