Konsiderohej si kalaja e socialistëve, Rama humb mijëra vota në këtë zonë

Njësia nr.5 në Tiranë njihet kaherë e mot si bastioni i të majtëve, ku pothuajse në çdo zgjedhje ka luajtur rol vendimtar në dhënien e mandateve të deputetëve apo kryebashkiakëve në kryeqytet.

Por ndryshe ka ndodhur këtë vit, PS ka humbur të paktën 5 mijë vota në këtë zonë, një diferencë e ndjeshme për partinë që ka sot dhe “tepsinë dhe timonin”.

Sipas raportimeve të deritanishme në këtë njësi administrative kanë votuar rreth 19.915 shtetas me të drejtë vote.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në këtë njësi votuan 24 678 persona, rreth 5 mijë votues më shumë se zgjedhjet e sotme vendore.

Sipas raportimeve nga gazetarët e Fax News në qendrat e numërimit vërehen lehtësisht kuti thuajse bosh, çka dëshmon se nga bojkoti i procesit elektoral është prekur si asnjëherë dhe ‘bastioni i të majtëve’, aty ku ish-ambasadori Arvizu përveshi mëngët ne 2011-n për t’i zyrtarizuar mandatin e kryebashkiakut Lulzim Bashës përballë rivalit të atëhershëm Edi Rama. Ky i fundit vinte në garën e 4-ët për këtë post.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu