Konventa e PPD-së në Tetovë, Vejseli: Prej këtu fillojmë fitoren (VIDEO)

PPD sonte në Tetovë mbajti konventën e promovimit të kandidatëve për deputetët të njësisë së 6 zgjedhore.

“Prej këtu e fillojmë fitoren, voto numrin 6, sepse ne dallojmë nga të tjerët, sepse ne nuk dijmë të mashtrojmë dhe ti bëjmë keq për shqiptarët. Ne jemi njerëz që jemi dëshmuar të punojmë me djersën tonë dhe jo me korrupsion, krim apo me vrasje.”, theksoi kryetari i PPD-së, Abdilhadi Vejseli.

“Ne jemi me ju dhe unë besoj se shqiptarët do të jenë me ne dhe fitorja është e sigurtë. PPD atje ku ka lënë punën në gjysmë, ne do ti vazhdojmë për të avancuar dhe çuar përpara çështjen e ngelura të shqiptarëve.”, theksoi kryetari i PPD-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu