Korçë, zhduken dy fëmijë në rezervuarin e fshatit, policia ndërpret kërkimet

Policia e Korçës njoftoi se dy të rinj, të moshave 18 dhe 19 vjeç, dyshohet të jenë mbytur pasditen e kësaj të premteje në rezervuarin e fshatit Qatrom, në Korçë.
Mësohet se efektivë të policisë dhe zhytës të RENEA-s janë angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes në kërkim të trupave, pas sinjalizimit për zhdukjen e tyre nga familjarët.

Dy të rinjtë janë identifikuar si shtetasit Rei dhe Berti Tahirllari, kushërinj dhe nga dëshmitë e mbledhura rezulton se ata kishin shkuar në rezervuar, tek vendi i njohur si “Gropa e Danielit”, për t’u larë për shkak të vapës.

Kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu