Kosova lë pas Maqedoninë e Veriut: Paga minimale arrin në 500 euro

Kosova ka hyrë në një fazë të re të politikës së pagave, duke e rritur pagën minimale në 500 euro, një nivel që tashmë e vendos mbi pagën minimale në Maqedoninë e Veriut.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se gjatë qeverisjes së tij paga minimale është trefishuar, duke kaluar nga 130 dhe 170 euro në 250, më pas në 350, 425 dhe tani në 500 euro.

Ndërkohë, paga minimale neto në Maqedoninë e Veriut është 26.046 denarë, ose rreth 423 euro, çka do të thotë se Kosova e ka tejkaluar vendin fqinj për këtë tregues të rëndësishëm ekonomik.

Kurti theksoi se rritja e pagës minimale është pjesë e politikave për përmirësimin e standardit të jetesës dhe se zhvillimi ekonomik do të vazhdojë të shoqërohet me rritjen e mirëqenies për qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu