Kosova mbylli kufirin me Shqipërinë, Rama thumbon keq Albin Kurtin

Ditën e sotme qeveria e Kosovës dha vendimin për të bllokuar lëvizjen në kufi nga Shqipëria në Kosovë si dhe vendosi një taksë prej 22 eurosh për dezifektim.

Këtë vendim të qeverisë së Kosovës, i cili nuk pritej, është komentuar plot ironi nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Rama shprehet se ai nuk gënjente se kur nuk i hap gjithë botya, nuk mund ta bënte Shqipëria.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!” e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo?

E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur!

Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu