Kosova në provën e madhe të “mini Schengenit”: javën e ardhshme duhet të “kafshojë gjuhën”

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, njoftoi se do të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më 30 tetor dhe se me atë rast ai do të ftonte Kosovën të bashkohej me nismën “mini Schengen”.

Ai tha se përmirësimi i bashkëpunimit më të gjerë rajonal do të jetë arsyeja që ai të takohet me Vuçiçin dhe Ramën të premten e ardhshme.

“Në vendin tim, thuhet se ne nuk zgjedhim fqinjët tanë, por ata janë të parët që vijnë në ndihmë. Prandaj, ne presim që Kosova të bashkohet me nismën rajonale të parë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, në mënyrë që karakteri i saj përfshirës të jetë një përparësi për rajonin. pavarësisht nga çështjet e hapura politike”, tha Zaev.

Ai shtoi se në fillim, kjo do të ndihmojë qytetarët e rajonit të ndryshojnë katër liritë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, por edhe në BE.

Kjo do jetë një provë e madhe për Kosovën, pasi ka rënë dakort për “mini Schnegnin” në Marrëveshjen e Uashingtonit para presidentit Tump. Më herët, i gjithë faktori kosovar, përfshirë dhe kryeministrin Hoti, e patën kundërshtuar fort nisën Rama-Vuçiç-Zaev. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu