Kosova pritet t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë në Katar

FIFA ka nisur procedurën disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë të shtunën për vendosjen e një pankarte politike për Kosovën në dhomën e zhveshjes para ndeshjes kundër Brazilit në Kupën e Botës në Katar.

Në dhomën e zhveshjes shfaqet një hartë e Serbisë që tregon territorin e ish-krahinës, e cila ka qenë një shtet i pavarur për gati 15 vjet, së bashku me sloganin “Jo dorëzim”, njoftoi AP.

Fotot e pankartës së varur mbi dollapët e Millosh Veljkoviçit dhe Andrija Zhivkoviçit qarkulluan në rrjetet sociale para humbjes 0:2 të kombëtares serbe ndaj Brazilit të enjten në Katar.

Federata e Futbollit të Kosovës është ankuar zyrtarisht në FIFA, ku ministri i Sportit të Kosovës Hajrulla Çeku e përshkroi aktin serb duke përdorur Kupën e Botës si “mesazhe urrejtjeje”.

FIFA citoi kodin e saj disiplinor i cili mbulon sjelljen e pahijshme duke përfshirë “gjeste fyese, shenja ose gjuhë” dhe “përdorimin e një ngjarje sportive për të demonstruar një natyrë josportive”.

FIFA nuk ka bërë të ditur se kur duhet të jepet aktgjykimi. Serbia ndeshjen e radhës në Botëror do ta luajë të hënën kundër Kamerunit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu