Kovaçevski: Besoj se Kasami nuk është peng i partisë “E majta”

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u shpreh se nuk beson se kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është peng i partisë “E majta”. Sipas tij, OBRM-PDUKM është peng i kësaj partie.

“Në vend të kësaj, unë kam bërë dhe bëj thirrje për konsenus të gjerë politik për rrugën evropiane të shtetit”, u shpreh ai.

Kovaçevski theksoi se nuk do të funksionojë me kërcënime dhe se zgjedhet do të mbahen në vitin 2024 dhe se nuk është korekte ndaj qytetarëve që këto çështje të jenë politikë ditore.

Ndryshe, Kasami kërkoi zgjedhje të parakohshme për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese. Ai kërkon edhe heqjen e 20% nga Kushtetutën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu