Kovaçevski: Kohëve të fundit nuk shoh që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se kohëve të fundit opozita nuk po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kovaçevski tha se kërkesa e tyre është e luhatshme.

“Kohën e fundit nuk e shoh që kërkojnë, kanë amplituda në kërkesën dhe mos-kërkesën e zgjedhjeve të parakohshme, para dy javësh thanë se nuk do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, pas dy javëve thanë se do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Kovaçevski theksoi se kjo është përgjegjësi e të gjithë partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend.

Shumica e 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës dhe vazhdimin e rrugës evropiane nuk duhet për Qeverinë dhe Kuvendin, nuk është proces i një partie politike por proces i të gjitha partive përfaqësuese në Kuvend që duhet të sigurojnë ardhmëri evropiane shtetit”, pohoi Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu