Kovaçevski nga Beogradi: Shijojeni verën dhe ushqimin maqedonas, shijoni aventurën maqedonase

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Panairi i “Verës dhe Ushqimit” në Beograd tha se “Ballkani i Hapur” po tregon edhe njëherë se më shumë se gjithçka është një nismë ekonomike.

Kovaçevski porositi të pranishmit që të shijojnë verën dhe ushqimin e Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë këtë sot e prezantojmë nën moton shijoje jetën dhe rekomandojmë, shijone verën maqedonase, shijoni ushqimin maqedonas dhe shijoni aventurën maqedonase, besoj interesi do të jetë i madh, edhe ene jemi të interesuar që t’i vizitojmë vitrinat promovuese të Serbisë, Shqipërisë por edhe të vendeve tjera që janë këtu prezent”, theksoi mes tjerash Kovçaevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu