Kovaçevski: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike as nga 1 janari

Qeveria gjatë gjithë periudhës së kaluar e ka subvencionuar çmimin e energjisë elektrike dhe me këtë nuk lejuam të ketë shok çmimesh për qytetarët. Kësisoj ishte deri më tani, kësisoj do të jetë edhe nga 1 janari, por është mirë të dihet se ekziston subvencion i çmimit të energjisë elektrike për shkak të kursimit, pasi çdo kilovat i kursyer nga qytetarët, nga ekonomia dhe nga institucionet do të thotë edhe më pak mjete financiare të harxhuara nga Buxheti, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, nuk është propagandë fakti që në faturën për energji elektrike të harxhuar qëndron se shteti i ka subvencionuar 73 për qind prej saj, pasi aty qëndron se sa është subvencioni nga Qeveria dhe jo subvencioni nga parti politike.

Fatura nuk është as propagandë, as fletushka, por faturë e energjisë elektrike. Energjia elektrike subvencionohet nga shteti për të gjithë tregun e rregulluar. Nëse shikoni çmimin e energjisë elektrike në bursë, aktualisht është 300 euro, ndërsa javën e kaluar ishte 500 euro. Është ulur sepse në Evropën Perëndimore janë festat katolike të Krishtlindjeve, por kur ato të mbarojnë dhe industria të fillojë të punojë me kapacitet të plotë çmimi me siguri do të rritet përsëri”, tha Kovaçevski

Siç sqaroi EMV prodhon energji elektrike të cilën ia shpërndan EVN-së për ta shpërndarë ajo tek blerësit, gjegjësisht në tregun e rregulluar të përbërë prej 600 mijë amvisërish dhe 70 mijë konsumatorë të vegjël – ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilat punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet.

“EMV realizon energji elektrike e cila praktikisht është e subvencionuar nga Qeveria. Ky subvencion sillet në Buxhet dhe i transferohet EMV-së për të furnizuar energjensa dhe të prodhojë energji elektrike e cila më pas shitet përmes EVN-së. Ky subvencion është 73 për qind e çmimit të energjisë elektrike të cilën qytetarët do ta paguanin nëse nuk është subvencion nga shteti për EMV-në dhe përmes EMV-së deri tek konsumatorët final të cilët marrin energji elektrike”, potencoi Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu