Kovaçevski optimist: Do të sigurohet shumicë parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është optimist për një shumicë prej dy të tretash në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës.

Ai në emisionin “Click Plus” në TV21 ka treguar se nuk ndan mendimin se nuk ka shanse të ketë një shumicë prej dy të tretash.

“Kam biseduar me shumë liderë të vendeve të tjera dhe nuk kanë parë shembull që të kufizohet e drejta e një deputeti të Kuvendit me deklarata noteriale, kambial etj. Besoj se çdo deputet duhet të jetë i lirë në zgjedhjen e tij për të përfaqësuar qytetarët”, thotë Kovaçevski.

Kujtojmë se opozita maqedonase noterizoi deklaratat e deputetëve me qëllim që asnjë votë opozitare të mos figuroj për ndryshimet kushtetuese.

Lideri opozitar Hristijan Mickoski, tha se ndryshimet kushtetuese nuk mund të ndodhin pasi ka provokime të vazhdueshme historike nga ana e Bullgarisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu