Kovaçevski: Të gjithë drejtorët që i kam vendosur unë po e kryejnë mirë punën

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetje të gazetarëve rreth pagave të drejtorëve të M-Nab u shpreh se është i kënaqur nga të gjithë drejtorët e rinj që janë emëruar që kur ai është kryeministër.

“Nuk duhet të bëhet bujë e madhe rreth pagave, por duht të zgjidhen njerëzit e vërtetë në vendin e vërtetë. Që kur kam ardhur në pozitën e kryeministrit, kemi drejtor të ri në Postën e Maqedonisë, kemi drejtor të ri në Fondin për Shëndetësi, drejtor të ri në Inspektoratin Shëndetësor, drejtor të ri në Policinë Financiare dhe disa drejtorë tjerë. Nuk shoh mungesa te drejtorët që kam emëruar unë, por përkundrazi, ata po e kryejnë mirë punën e tyre”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Ligji për paga po punohet nga Ministria e Informatikës, Shoqërisë dhe Administratës dhe do të përfshijë gjithë organet shtetërore.

Kujtojmë se dje, në konferencë për shtyp, VMRO-DPMNE publikoi pagat e dy drejtorëve të M-Hav duke thënë se pagat e dy drejtorëve për një mandat kushtojnë sa 8 automjete të ambulancës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu