Kovaçevski u bëri thirrje maqedonasve në Shqipëri që të deklarohen lirshëm në regjistrimin e popullsisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje maqedonasve në Shqipëri që lirisht të deklarohen si maqedonas në regjistrim dhe të mos i nënshtrohen presioneve nëse ka. Deklarata vjen pasi komuniteti maqedonas akuzoi Bullgarinë për asimilimin e pakicës maqedonase përmes shitjes së pasaportave bullgare. Kovaçevski theksoi sot se maqedonasit në Shqipëri tashmë janë një komunitet i krijuar në vend, i cili ka partinë e vet, një deputet dhe një kryetar komune nga radhët e tyre, transmeton Meta.mk.

Maqedonia e Veriut si shtet është gjithmonë e pranishme në mesin e minoritetit maqedonas. Në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, secili prej tyre do të mund të shprehet lirshëm si maqedonas dhe nëse ka presion ndaj tyre, ata nuk duhet t’iu nënshtrohen. Besoj se Shqipëria do ta bëjë regjistrimin në bazë të të gjitha standardeve më të larta të Bashkimit Evropian dhe të Eurostatit dhe se do të parandalojë çdo presion për çfarëdo ndikimi ndaj çdo qytetari, pa dallim etnie”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se për këtë çështje do të diskutojë me kolegun e tij shqiptar Edi Rama në samitin e ardhshëm “Open Balkan” në Beograd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu