Kovaçevski: Viti 2023 nuk do të jetë vit zgjedhor

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se viti 2023 nuk do të jetë vit zgjedhor, sepse skriningu është ende në rrjedhë.

“Skriningu do të përfundojë në nëntor 2023 dhe nuk ka gjasa ta ndalojmë skriningun tani, pas 17 vitesh pritje.

Së dyti, nuk do të ndalen kriza energjetike dhe kriza ekonomike, institucionet që do të merren me të duhet të jenë funksionale.

Së treti, ne kemi një numër të madh të vendimeve që duhet të merren në Kuvend që kërkojnë një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik dhe të cilat konsensus nuk garantohet me zgjedhje, shoh disa parti politike që bërtasin se do të votojmë nëse ka zgjedhje”, tha Kovaçevski për “RTVM”.

Sipas tij, mbështetja e zgjedhjeve në kurriz të çështjeve strategjike është absolutisht e pavend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu