Kreu i BFI-së viziton Ziadin Selën në spitalin e Tetovës

Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhpi, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës, Dr. Qani ef. Nesini dhe nga shefi i kabinetit, Muzemil ef.

Osmani, kanë vizituar ditën e sotme kryetarin e LR PDSH-së, z. Zijadin Selën, i cili është transferuar nga qendra spitalore e Shkupit në repartin neuro-kirurgjik, në spitalin klinik të Tetovës.

Me këtë rast efendi Rexhepi i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë deputetit Sela, i cili u sulmua brutalisht nga huliganët.

Kryetari i LR PDSH-së ka falënderuar Reisin dhe shoqëruesit e tij për këtë vizitë si dhe ka lutur që të shfrytëzohen autoritetet për të ndikuar deri te komuniteti mysliman dhe në veçanti tek shqiptarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e këtyre provokimeve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu