Kreu i OBSH vazhdon skenarët dhe del me një tjetër teori: Kërcënimi më i madh, nuk është vetë virusi

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi “ mungesën” e lidershipit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe lëshoi një apel emocional për unitet botëror teksa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në mjaft vende të globit dhe prej më shumë se 6 muajsh, është e qartë se lufta kundër sëmundjes, nuk po fitohet.

“Miqtë e mi, mos u gaboni; kërcënimi më i madh me të cilin përballemi sot nuk është virusi vetë. Është mungesa e lidershipit në nivel global dhe kombëtar”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kjo është një tragjedi që na detyron të humbasim njerëz të dashur, të humbasim shumë jetë. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemic si një botë e përçarë”, shtoi ai.

Ndërhyrja e Ghebreyesus shihet si një fshikullimë për disa udhëheqës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, qe ka ndërmarrë një beteje publike kundër OBSH-së, reagimin e të cilës ndaj sëmundjes së shpërthyer në Kinë shumë e panë si të vonuar.

Organizata vetëm tani dërgoi një ekip të saj në këtë vend për të hetuar origjinën e sëmundjes që ka vrarë 550.000 vetë në mbarë globin. Dy ekspertë të OBSH-së, specialist në shëndetin e kafshëve dhe epidemiologji, do të punojnë me shkencëtarë kinezë përgjatë këtij hetimi.

Trumpi, që ka paralajmëruar tërheqjen e vendit të tij nga organizata, konsideron se ajo anoi shumë nga Kina me udhëzimet që lëshoi në fillimin e pandemisë.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu