Krim i rëndë në familjen shqiptare, zbardhen detaje tronditëse burri vret gruan dhe djalin e më pas veten

Mediat në Kosovë raportojnë për një krim të rëndë na familje, ku babai mësohet se ka vrarë djalin e tij, gruan dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Lipjanit mesditën e së premtes, ku janë gjetur të vdekur tre personat.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Policia e Kosoves.

Nderkohe ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu