Krizë në ARM, çdo vit mbi 200 ushtarë lëshojnë punën, Sheqerinska premton kushte më të mira

Rritja e pagës prej 10 përqind nga janari i vitit të ri, nuk i ka gëzuar ushtarët profesionistë, pasi që kushtet në të cilat ata punojnë janë të këqija. Kjo ka bërë që vetëm gjatë këtij viti, mbi 200 ushtarë të braktisin punën, thonë nga Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë. Ata mbeten optimist që Qeveria të ndërmarrë masa në përmirësimin e kushteve të tyre.

Për përmirësimin e kushteve në Armatën e Republikës së Maqedonisë, janë ndarë gjithsej 6,4 miliardë denarë që sipas saj nënkupton se buxheti për mbrojtjen është rritur për 820 milion denarë më shumë, përkatësisht për 15 përqind më shumë. Buxheti i mbrojtjes edhe më tej mbetet larg rekomandimeve të NATOS, që i njëjti të jetë 2 përqind nga Bruto Prodhimi i Brendshëm. Ndërkaq për vitin 2018 vëllimi i buxhetit është rreth 1,1 përqind nga BPV./InfoShqip.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here