Kroatët befasojnë të gjithë në Gjenevë me veturë elektrike me 1,888 kuaj fuqi (FOTO)

Prodhuesi Kroat Rimac Automobili ka zbuluar veturën e saj të dytë elektrike në panairin e veturave në Gjenevë, të quajtur C_Two, transmeton koha.net.

C_Two është veturë elektrike me 1,888 kuaj fuqi e cila shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 1,85 sekonda e atë maksimale prej 415 kilometra në orë.

Rimac C_Two ka bateritë 120kWh nga litiumi të cilat mund të mbushen 80% për vetëm 30 minuta, e me një mbushje të vetme të baterive mund të përshkoj 640 kilometra rrugë.

Rimac C_Two ka nga një motor në secilën rrotë të saj, që do të thotë ka të gjitha rrotat aktive, ndërsa kushton rreth 1 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu