Kroos: Ta blej Mbappen? S’ma përballon xhepi edhe pse kam kontratë të mirë

Kylian Mbappe ka lënë të kuptohet se mund ta kërkojë nja aventurë të re në karrierën e tij dhe Toni Kroos u pyet nëse do të dëshironte që francezi t’i bashkohej atij në Real Madrid. Mesfushori gjerman pati një përgjigje qesharake për këtë pyetje.

Kroos shpjegoi se është tifoz i madh i sulmuesit francez, por personalisht nuk mund ta përballojë çmimin e lartë të tij, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori gjerman e vazhdoi sot kontratën me Real Madridin deri në vitin 2023 dhe foli në një konferencë për media, përfshirë edhe për Mbappen.

“Më pëlqen ai si lojtar, ama këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua. Kam kontratë të mirë ama nuk ma përballon xhepi atë”, tha Kroos i pyetur për Mbappen gjatë konferencës për media pas nënshkrimit të kontratës.

“Unë nuk mund ta blej atë”, tha ai me shaka.

Ai u pyet edhe për afatin kalimtar të verës në përgjithësi.

“Nuk e di sa ndryshime do të bëhen. Thjesht mund të them se për të ardhmen tim nuk kam pasur asnjë dyshim. Gjithmonë kam dashur të vazhdoj me Real Madridin”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu