Kryebashkiaku i sapozgjedhur në Turqi djeg kolltukun: Asnjë etje për pushtet (VIDEO)

Një kryebashkiaku i sapozgjedhur në Turqi, vendosi të nisë mandatin e tij në një mënyrë të pazakontë, duke djegur simbolikisht karrigen e tij.

Pasi u shpall fituesi në zgjedhjet lokale të mbajtura më 31 mars, Mehmet Gürbüz nga AKP – partia e presidentit Erdogan, mori karrigen dhe e nxorri në publik duke i vënë flakën.

Ceremonia e djegies u zhvillua në provincën e Kahramanmaras, në jug të vendit.

I rrethuar nga mbështetësit e tij, ndërsa mori detyrën, kryetari Gürbüz i vuri flakën karriges së tij si mesazh se ai nuk kishte etje pushtet.

Gjatë fjalës, kryebashkiaku i Elbistanit u tha mbështetësve se ata duhet të jenë modestë dhe të punojnë bashkarisht për të kapërcyer çdo vështirësi e ofruar qeverisje cilësore. /tesheshi

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu