Kryeministri Albin Kurti uron Arben Taravarin për zgjedhjen e tij në krye të ASH-së

Lëvizja Vetvendosje përmes një postimi në profilin e saj në FB në emër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka përcjellur urim për zgjedhjen e Arben Taravarit si kryetarë i Aleancës për Shqiptarët, shkruan Top24

Fjala e plotë e Kurtit:

“I nderuar Dr. Taravari, i dashur Arben,
Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dëshiroj t’ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të subjektit politik “Aleanca për Shqiptarët”.
Paraardhësi juaj, Dr. Ziadin Sela, ashtu si edhe vetë ju, na jeni gjendur pranë në shumë aktivitete e fushata të Lëvizjes sonë në Kosovë dhe për këto ju jemi shumë mirënjohës. Si subjekt jua dimë për faleminderit dhe e çmojmë shtrenjtë bashkëpunimin me ju.
Shqiptarët në rajon kanë nevojë për subjekte që kontribuojnë me demokratizim, qeverisje të mirë dhe luftë kundër korrupsionit. Koha jonë moderne vetëm kështu e mundëson realizimin e aspiratave kombëtare. Uroj që Aleanca për Shqiptarët të njohë sukses me udhëheqjen tuaj, nën shembullin e rritjes së madhe që arriti edhe gjatë udhëheqjes së Ziadin Selës.
Me dëshirat më të sinqerta për ju, kolegët dhe gjithë anëtarët tuaj, ju uroj një mandat të suksesshëm, ku shpresoj të gjeni edhe bashkëpunim me partitë e tjera, duke pasur si prioritet kryesor përparimin kolektiv shoqëror, shtetëror e kombëtar.
Të fala,
Albin Kurti, Kryetar i LVV” – perfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu