Kryeministri Edi Rama emëron vetveten edhe si ministër i jashtëm i Shqipërisë

Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ku shprehet se ai do të jetë de jure në postin e Ministrit të Jashtëm sepse sipas tij nuk ka kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.

Ai gjithashtu shkruan në Twitter se, Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm brenda afatit kushtetues. “Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese,” – shkruan Kryeministri Edi Rama.

Statusi i plotë në Twitter:

Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu