Pas një vonese të vogël sapo ka ateruar Aeroplani i Kryeministrit grek, Alexis Tsipras.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras sot qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai është kryeministri i parë i Greqisë që do ta vizitojë vendin, njofton Klan Kosova.
Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të ketë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev.
Siç shkruan Alsat, pritja zyrtare e Ciprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë.
Pas bisedimeve Zaev – Tsipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Video:










