Kryeministri i Hungarisë: Pa Turqinë do ishin në kaos tani

Kryeministri i Hungarisë vlerësoi rolin e Turqisë në trajtimin e çështjes së migracionit, duke thënë se vendi ka luajtur rol vendimtar për stabilizimin e emigracionit në Evropë.

Viktor Orban, i cili dje qe nikoqiri i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se Hungaria do vazhdoj të jetë vend i sigurt nëse Turqia i kthen refugjatët në shtëpitë e tyre, e jo në shtetet e Evropës.

“Pa Turqinë, fluksi i emigrantëve drejt Evropës nuk mund të ndalet,” theksoi ai.

Orban kujtoi se investitori miliarder George Soros kishte shkruar se Evropës i duhen një milion emigrantë në vit.

“Fuqitë pro-migrantëve janë duke punuar për të hequr Presidentin Erdogan nga pozicioni i tij,” tha Orban, duke shtuar se nëse nuk ka fuqi, stabilitet dhe siguri në Turqi, miliona emigrantë do të vijnë në Evropë, duke çrregulluar sistemin social dhe jo vetëm. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu