Kryeministri Zaev në Berlin, takon kancelaren gjermane

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot në Berlin do të realizojë takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi siç raportoi pres qendra qeveritare, është në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaev, në Republikën Federale të Gjermanisë. Pas takimit, kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Gjatë vizitës në Berlin, është paraparë dhe takim i kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë me kryeministrin e Gjermanisë Frank Valter Shtajnamer.

Në axhendën e vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit “Fridrih Ebert”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu