Kryeministria, hotel me 5 yje: Masazh, fizioterapi, restorant, lokal për puro e konjak?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në buxhetin e vitit 2017, qeveria ka parashikuar të shpenzojë vetëm për Kryeministrinë 10 milionë euro.

Basha në një video të publikuar në Facebook, thotë se, kjo shumë marramendëse do të shkojë për luksin dhe argëtimin në godinën e qeverisë.

Pjesë e shpenzimeve është hapja e një restoranti dhe bari personal për Kryeministrin Rama. Gjithashtu një sallë për konjak dhe puru, sallë për masazh dhe fizioterapi, si dhe një sallë kinemaje.

Rama gjithashtu sipas Bashës nuk ka harruar dhe pasionin e tij për basketbollin, ku është parashikuar dhe një fushë e tillë brenda godinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu