Kryeministrit i duket e papërshtatshme që të thotë se cilat komuna kanë marrë njohjen evropiane sepse 8 nga 9 janë opozitarë (FOTO)

Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale (ALDA) ndau Markën Evropiane të Ekselencës për nëntë komuna nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Aerodromin, Berovën, Manastirin, Vinicën, Kumanova, Negotinë, Novacin, Radovishin dhe Shtipin, të cilët kanë marrë etiketën evropiane për ekselencë menaxheriale, transmeton InfoShqip.

Që do të thotë se shtatë komuna kanë kryetarë komunash të VMRO-DPMNE-së, një ka kandidat të pavarur dhe një qeveriset nga kryetari i LSDM-së.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski, me shkrim i bëri pyetje parlamentare kryeministrit Dimitar Kovacevski nëse është i informuar se cilat komuna e kanë marrë çmimin. Por Kovaçevski, i cili thotë se kryetarët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë bërë asgjë, ndoshta për të mos kundërshtuar fjalët e veta dhe duke mos dashur të përgjigjet se cilat komuna janë, është përgjigjur vetëm me Po.

Për hir të “zilisë” kryeministri e ka të vështirë të emërtojë komunat që kanë marrë njohjen evropiane për qeverisje të mirë, sepse nga 9 komuna, 8 janë parti opozitare: Manastiri, Vinica, Radovishi, Aerodromi, Negotina, Novaci. dhe Shtip (VMRO), Berovë (LSDM) dhe Kumanovë (e pavarur)”, ka shkruar Milloshoski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu