Kryetari i kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në samitin parlamentar të NATO-së në Stamboll, ai ka nënvizuar se Maqedonia e Veriut ngelet një aleate e besueshme e kësaj alenace transatlantike, transmeton InfoShqip.
“Në Samitin Parlamentar të NATO-s në Stamboll rikonfirmova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si një aleate e besueshme, duke theksuar se uniteti transatlantik mbetet garancia më e fortë për sigurinë tonë të përbashkët.
Nënvizova gjithashtu rëndësinë e investimeve në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. Përmes dialogut dhe bashkëpunimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të japë kontribut aktiv për paqen, sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.” – ka shkruar Afrim Gashi.










