Kryesia e BDI-së, burimet konfirmojnë rrokadë emrash, nesër votimi

Disa orë nga mbajtja e takimit të këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe takimi i fundit para ditës vendimtare, kjo parti duket të ketë ndryshuar thuajse pjesën më të madhe të emrave që u përfolën gjatë ditës, si propozime për në kryesinë e ngushtë dhe të gjerë të kësaj partie.

ALSAT mëson nga burime të brendshme se në kryesinë e ngushtë Shkupi do të përfaqësohet me Izet Mexhitin nënkryetar dhe Blerim Bexhetin sekretar organizativ. Po ashtu, nënkryetarët e tjerë janë Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli.

Sekretar i përgjithshëm do të jetë Faton Ahmeti, ndërsa për herë të parë, në kryesinë e ngushtë do të tubohet edhe Saranda Imeri, si sekretare për barazi gjinore.

Me këtë, kryesia e ngushtë e BDI-së do të përmbyllë edhe përfaqësimin e femrës në këtë rreze të ngushtë të partisë. Nesër ndërkohë, këta emra pritet të hidhen në votim. Nga pamja e parë, në kryesi nuk janë Artan Grubi, por as edhe Bujar Osmani, i cili gjithsesi mbetet zëdhënës i partisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu