Kryesia e re e ASH-së, ja emrat që kalkulohen?

Aleanca për Shqiptarët pas kongresit të mbajtur partiak pritet që të zgjedhë kryesinë partiake.

Nga kjo parti zyrtarisht theksuan për INA se në kuvendin e radhës partiak do të zgjidhet kryesia qendrore dhe organet e tjera ekzekutive partiake.

Por nga ana tjetër, janë kalkulime dhe emra të ndryshëm që po qarkullojnë se kush mund të jenë të parët e partisë pas Ziadin Selës. Ajo që është tejet e sigurt që sekretari aktual gjeneral, Arben Taravari do të mbetet në këtë detyrë ose në postin e zëvendëskryetarit të ASH-së.

Ndërkohë, për shkak të angazhimeve në komunën e Gostivarit, Taravari mund të ngelet vetëm si njëri nga nënkryetarët. Po ashtu pritet të mos kenë ndryshime as emrat e nënkryetarëve Remzi Memedi, Elmi Aziri, por po kalkulohen edhe emra të tjerë, që do të vendosen në kryesinë qendrore.

ASH do të themelojë sekretariate ku do të ketë përfshirje të funksionarëve të tjerë partiak, me qëllim të shtrirjes më të madhe të tyre në organet e larta partiake. Po ashtu do të ketë zgjerim dhe freksim të kryesisë qendrore me emra të rinj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu