Kryetati i Sarajit Blerim Bexheti jep intervistë për mediumet e Gruevskit (FOTO)

Një nga përfaqësuesit e “grupit të zjarrit” në BDI, Blerim Bexheti, ka shfrytëzuar mediumet e afërta me Nikolla Gruevskin për të sulmuar Aleancën për Shqiptarët.

“Nuk ka nevojë që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë”, ka theksuar në një intervistë për “Makfax” Blerim Bexheti, kryetari aktual i Sarajit.

“Besoj se as BDI-ja, as LSDM-ja dhe as e gjithë maxhoranca qeverisëse nuk kanë nevojë për një partner shtesë, konkretisht Aleanca për Shqiptarët që të jetë pjesë e qeverisë. Në mandatin e kaluar kanë qenë në Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në, pastaj kanë dalë nga Qeveria, e tani duan të kthehen. Kjo nuk është si të bësh turizëm”, theksoi Bexheti.

Ai beson se partia e Taravarit duhet të marrë përgjegjësinë e opozitës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu