Sipas shortit të tërhequr në KSHZ, Blerim Reka në fletën e votimit do të jetë kandidati me numër 1, Gordana Siljanovska-Davkova me numër 2 dhe Stevo Pendarovski do të jetë kandidati me numër 3.
Ndërkohë të henën do të tërhiqet shorti për kandidatët për kryetarë komunash.
KSHZ mbrëmë konfirmoi kandidaturat e tyre, duke i shpallur si zyrtare për zgjedhjet presidenciale.
Stevo Pendarovski është vërtetuar si kandidat i LSDM dhe koalicionit, Siljanovska nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni si dhe Blerim Reka nga koalicioni ASH dhe Lëvizja BESA. Sipas KSHZ, kandidatët deri më 1 prill, kur fillon fushata duhet të jenë të përmbajtur nga daljet publike, sepse do të nënkuptonte si fushatë. Fushata zgjedhore fillon më 1 prill dhe vijon deri më 19 prill, ndërsa raundi i parë do të jetë më 21 prill dhe në raundi i dytë më 5 maj./ina










