Kullat Binjake nuk u shembën nga zjarri?

Shembja e Kullave Binjake në Nju Jork thuhej se u shkaktua nga zjarri që kaploi disa kate gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit.
Sipas versionit zyrtar, zjarri kaploi katin e 47-të të ndërtesës, duke u shpërndarë në tërë ndërtesën.

Nxehtësia e liruar nga flakët e shembi kullën, thuhej sipas Institutit Ndërkombëtar për Standarde dhe Teknologji – duke e bërë këtë ndërtesë rrokaqiellin e parë në botë prej çeliku që shembet për shkak të zjarrit, transmeton Gazeta Express.

Por tani një grup i inxhinierëve më të mirë nga Universiteti i Alaskës janë duke e vënë këtë në dyshim, duke thënë se zjarri nuk ka mundur ta shkaktojë shembjen.

Duke i prezantuar gjetjet shokuese të ekipit në Nju Jork, udhëheqësi Dr. J Leroy Hulsey zbuloi: “Sipas konkluzioneve tona bazuar në punën tonë deri më sot, kemi ardhur në përfundim se zjarri nuk e shkaktoi rrëzimin e kësaj ndërtese të veçantë”.

Verdikti i tyre vetëm sa do t’u hedh benzinë teorive të konspiracionit, me rritjen e numrit të atyre që pretendojnë se ndërtesat e Qendrës Botërore të Tregtisë u rrëzuan nga shpërthime të kontrolluara.

Disa ia hedhin fajin edhe vetë SHBA-së, duke pretenduar se njerëzit kryesorë të qeverisë e planifikuan këtë sulm të 11 shtatorit, për të arsyetuar ndërhyrjen ushtarake në Lindjen e Mesme.

Kulla 7 u shemb shtatë orë pas djegies.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu