Kurti: Ky takim do të mundësojë bashkëpunim më të madh rajonal dhe ecje të përshpejtuar drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Shkupi tha se Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërsa ditëve në vijim do të dorëzojë listën e projekteve.

“Pra Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e BE’së duhet të jetë edhe financiare. Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq ditëve në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indicative”, u shpreh kryeministri Kurti, raporton SHENJA.

Ai më tej falënderoi SHBA-në dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim fort të rëndësishëm, i cili sipas tij, “do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi dhe fati ynë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu