Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se gjatë jetës së të tij të gjitha pengesat nuk mund t’ia ndalin punën.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me mocionin e mosbesimit nga LDK-ja, Kurti tha është njeri që nuk ndalet para asnjë pengese dhe se vështirësitë vetëm se ia shtojnë vullnetin për punë.
Ai tha se kësaj situate shëndetësore ku Kosova po përballet me koronavirusin, nuk duhet t’i shtohej edhe kriza politike.
“Jam njeri i cili nuk ndalna para asnjë pengese dhe vështirësitë vetëm se ma shtojnë vullnetin për punë, parashikimin nuk e bëj unë, atë e bëjnë analistët, unë jam këtu që vetëm punoj, është bindja ime që kèsaj krize shëndetësore nuk do të duhetj t’ia shtonim edhe krizën politike, por nuk mund të flas për të tjerët, por vetëm për vetën”, tha Kurti.
Kurti po ashtu gjatë konferencës apeloi ndaj qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës, ai tha se qytetarët të shmangin daljet në publik.
Kujtojmë se kryeministri Kurti do të përballet brenda këtyre 5 ditëve me një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë që ai po udhëheq, mocioni është ngritur nga partneri i saj i koalicionit LDK-ja.