Kurti nuk bindet as prej presionit të ndërkombëtarëve: Nuk ia heqim taksën Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka pranuar heqjen e taksës mbi produktet serbe, duke iu përgjigjur kështu negativisht kërkesës së ShBA-së.

Mediat në Kosovë shprehen se pas këtij vendimi priten pasoja të mëdha për Kosovën .

Sipas Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.

Një nga opsionet e hedhura nga amerikanët është që në Kosovë të ndërpriten të gjitha investimet e SHBA-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu