“Kurti nuk është i dobishëm”, Grenell: Ai hodhi poshtë çdo ide, administrata Biden duhet ta kritikojë atë

I dërguari special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në administratën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, vlerësoi sot se negociatat po dështojnë sepse siç thotë ai, Departamenti i Shtetit është në bashkëpunim me evropianët dhe shprehu besimin se lidershipi amerikan është i nevojshëm në këtë proces, transmeton InfoShqip.

Ai beson se kur lidershipi u lihet evropianëve flitet shumë e pak veprohet dhe thekson se është e nevojshme që “udhëheqësit amerikanë të udhëheqin” dhe të kenë besimin e të dyja palëve.

Në një intervistë për RTS, Grenel etiketoi kryeministrin e përkohshëm të Prishtinës, Albin Kurti, si një njeri që refuzon të gjitha idetë dhe nuk ka asnjë dobi.

Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Edhe administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk po i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë” – thotë Grenell.

Ai deklaroi gjithashtu se në administratën Trump mendonin se “të ulesh në tavolinë dhe të flasësh për politikë nuk të çon askund” dhe se donin zhvillim ekonomik, i cili “do t’i lëvizte gjërat”– tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu