Kurti tek Haradinajt: Dheu i Kosovës nuk falet as nuk shitet

Me rastin e Epopesë së Dukagjinit, kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti si dhe disa deputetë të partisë së tij nderuan heronjtë në Gllogjan të Deçanit.

Toka e Kosovës përveçse e ujitur me djersën e buqëve dhe punëtorëve është edhe e larë me gjakun e dëshmorëve ka thënë Kurti.

“Ashtu sikurse dikur që çlirimi nisi prej nesh e nga brenda e më pas u ndihmua prej jashtë e nga të tjerët njësoj edhe sot zhvillimi duhet të fillojë prej nesh e nga brenda që të ndihmohet prej të tjerëve e nga jashtë. Lavdi gjithë dëshmorëve, heronjëve e martirëve të kombit shqiptar! I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës e i tokës shqiptare që as nuk falet e as nuk shitet”, është shprehur lideri i LVV-së.

Ndërsa, deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka folur rreth kësaj ngjarje.

“Në nderim të dëshmorëve të Lirisë, në nderim të luftës së UÇK-së dhe gjithmonë në rrugën e drejtë të amanetit të dëshmorëve”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu