Kurti tregon se cila ishte oferta e KFOR-it që u refuzua nga pala serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e KE’së, ka dalë në konferencë për media, duke folur për situatën e krijuar në veri të vendit, ai ka thënë që pala serbe ka qenë fajtore për refuzimin e marrëveshjes të ofruar nga ana e KFOR-it.

Kurti ka lënë fajtore palën serbe për mos arritjen e një marrëveshjeje për vënien e qetësisë në veri. Ai ka thënë se komandanti i KFOR-it i ka ofruar palës kosovare dhe serbe një marrëveshje, por që është refuzuar nga krerët e katër komunave serbe pasi ata janë konsultuar me fqinjin verior të Kosovës siç ka thënë Kurti, duke aluduar në Serbinë e Vucic.

Ai ka thënë se komandanti i KFOR’it ka propozuar që të largohen barrikadat, ndërsa Forcat Speciale të Kosovës të zëvendësohen me ato të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Gjithashtu sipas Kurtit në këtë propozimin ka qenë edhe vazhdimi i reciprocitetit nga policët kufitar.

Gjithashtu, kryeministri Kurti akuzoi sërish presidentin serb Aleksandar Vucic se po flet me gjuhën e shekullit të kaluar.

Unë uroj dhe shpresoj që të gjendet zgjidhja aty. Gatishmërinë e kemi treguar edhe të hënën në takim me komandantin e KFOR-it. Ku nënkuptohet largimi i barrikadave për liri të lëvizjes dhe largimin e Njësive Speciale me zëvendësim të trupave të KFOR-it. Kështu policia kufitare do të qëndronte dhe reciprociteti po ashtu. kjo ka ndodhur pasi është kallur qendra e regjistrimit të automjeteve. Komandanti i KFOR’it pasi ka biseduar me ne, ka shkuar në takim me katër kryetarët e komunave të veriut e që kanë refuzuar. Pasi ka një individ në Serbi, që është edhe kryetar që flet me gjuhën e viteve ‘90-ta të shekullit të kaluar”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu