Ky është kushti i Selës për koalicion me LSDM-në ose VMRO-në

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela në Studio e Hapur në TV Shenja ka folur edhe lidhur me debatet se me cilën parti maqedonase do të koalicionojnë për të formuar Qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 12 prillit.

“Ne kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Ne do të koalicionojmë dhe jemi të hapur me atë subjet që pranon platformën dhe programin e ASH-së që votohet nga ana e qytetarëve dhe kjo bëhet obligative për ne.”, theksoi Sela. Ai drejtoi kritika në adresë të kryeministrit dhe liderit të LSDM, Zoran Zaev për deklaratat e tij në drejtim të ASH-së. “Zoran Zaevit duhet ti vij turp nga ato deklarata që i bën. Unë e dij ku e ka shqetësimin. Në 2016 ai ka marrë 40 mijë vota tek shqiptarët.

Ato vota më nuk i ka. Ato vota ishin revoltë ndaj ish-partive shqiptare, ishin revoltë ndaj papërgjegjësisë dhe revoltë ndaj Gruevskit. Zaev tani i shqetësuar rri i përqafuar me Ali Ahmetin, dhe arushat e këtij të fundit janë të mbrojtura nga sistemi i drejtësisë. E shqiptarët janë të zhgënjyer me këtë. Zaevi duhet ta harrojë se nuk i ka votat shqiptare dhe ai këtu e ka hallin. Premtoi shumë, nuk qe serioz, veproi njësoj me logjikën e pushteteve të kaluara, që shqiptari i korruptuar dhe i kamur me pushtet të rrij afër dhe të përdoret”, theksoi Ziadin Sela.

Ai u ndal edhe në temën e ikjes së të rinjve nga vendi, ku sipas tij, ky është shqetësim i madh se njerëzit ikin për shkak se nuk kanë idare, skanë punë, s’kanë siguri dhe s’ka shkollim për fëmijët e tyre, e ndërsa siç tha BDI këtë ikje e paraqet si modë. Sipas tij, ASH këtë problematikë do ta trajtojë si prioritet dhe me program konkret në të gjitha segmentet që krijojnë kushte në vendlindje dhe jo për të ikur jashtë vatrës së tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu