Lajm bombë nga Italia, Conte i thotë po Interit

Kur u mendua se Antonio Conte ishte shumë pranë Juventusit tashmë e ardhmja e italianit ka marrë tjetër rrjedhë.

Lajmi bombë i Sky Sport Italia, njofton se Interi është shumë pranë Antonio Contes.

Sipas TV italian, respekti i madh mes Contes dhe drejtorit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marotta, si dhe projekti ambicioz dhe solid i ofruar nga fondi Suning Group, mund ta bindin italianin t’i thotë po Interit.

Sky Sport gjithashtu ka përgënjeshtruar lajmin se Conte do të marrë drejtimin e Juventusit, madje bën me dije se nuk ka pasur asnjë telefonatë mes dyshes. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu