LAJM MORTORË: Eugen Shehu “varros” BDI-në

Veprimtari dhe publicisti shqiptar Eugen Shehu ka dhënë lajmin për fundosjen e BDI-së në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Përmes profilit të tij në Facebook, Shehu ka thënë se ceremonia mortore e BDI-së do të fillojë nga Reçica e Vogël, ndërsa do të varroset në Zajaz, pa ceremoni fetare, ashtu siç i ngjan një ideologjie marksist-leniniste.

“Njoftohet opinioni i gjërë shqiptar se me datë 11 dhjetor 2016 iku partia marksist-leniniste shqiptare nga Fyrom-i. Pas një vuajtje 8-vjeçare me pasoja të rënda për Kombin Shqiptar që i shkaktoi kjo Parti e Cubave në bashkëpunim me nacionalshovenistët sllavomaqedonas.Kortezhi i saj do të niset nga strofulla e saj kriminale në Reçicë të Vogël më 11 dhjetor dhe do të arrijë tek gropa e fundosjes së saj në Zajaz më 12 dhjetor 2016-të. Njoftohen antarët dhe militantët e saj se ceromonia e fundosjes do të organizohet nga shkërdhatokracia e partisë. Nuk do të ketë bandë ceremoniale dhe nuk do të ketë klerik fetar pasi ata nuk besojnë në Zot dhe Atdheu për ta asht treg për pushtet por do të “vajtohet me gra Zajazi”. Të gjithë anëtarët, militantët dhe servilët e saj do të priten për ngushllime në adresën Rr.”Nikolla Gruevski” nr.2006 ose në Rr.”Sasho Mihajllkov” nr 2016 në “Skopje 2014”-të. Jeta tash e më pas do vazhdojë me nga e para me sanimin e gjitha dëmeve të rënda të bëra nga ajo parti duke filluar me Rilindjen me Besë dhe Aleancën për Shqiptarët si energji të reja me moral dhe patriotizëm dhe pastërtinë e tyre Kombëtare Shqiptare”, shkruan Eugen Shehu në profilin e tij në Facebook.

15403028_10157852952475704_1404119725_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu