Liverpool dhe Tottenham do të kenë 23 lojtarë të grumbulluar për finalen e Champions-it më 1 qershor.
UEFA ka ndryshuar rregullin dhe kjo do të thotë se Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochetino do të jenë në dispozicion për të zgjedhur nga 12 lojtarë në stol. E njëjta gjë vlen edhe për derbin tjetër britanik, atë të finales së Ligës së Europës mes Chelsea dhe Arsenalit.
Në raundet e tjera të Championsit, lejohen të grumbullohen vetëm 18 futbollistë në total (7 lojtarë në stol). Kjo do të thotë se stoli i Liverpulit pritet të pasurohet me talente si Rian Brustër, ndërsa edhe Pochetino do të hedhë sytë nga lojtarët U-23 të skuadrës së tij.
UEFA konfirmoi gjithashtu se trajnerët do kenë mundësi të bëjnë zëvendësim të katërt në rast se ndeshja shkon në kohën shtesë. /albeu.com/










