Lajmërohet i arratisuri Gruevski: Ky vit do të jetë më i keq për disa në Maqedoni

Ish-kryeministri i dënuar, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Budapest, në rrjetet sociale ka uruar Vitin e Ri dhe ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë më i keq për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë vit.

Postimi i plotë:

“Uroj shëndet t’ju shërbejë, dashuri t’ju udhëheqë, paqe dhe qetësi t’ju rrethojë dhe lumturi t’ju ndjekë në çdo moment dhe në çdo vend!

Agonia dhe pashpresa në Maqedoni u shndërroftë në një fillim të ri drejt triumfit të përsëritur kombëtar dhe individual!

Zoti qoftë me ju dhe me Maqedoninë!

PS Të gjithë atyre që nuk mundën të më mendonin dhe të më duronin herën e fundit, më lejoni t’u them se ky do të jetë edhe më keq për ta“, ka shkruar Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu