Lavrov: Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj asaj që po ndodh në Siri

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj asaj që po ndodh në Siri. Lavrov, në një intervistë në faqen arabe të transmetuesit rus “Russia Today (RT)”, në lidhje me forcat ruse në Siri, tha:

Ne jemi në Siri me kërkesë të kreut zyrtar të shtetit dhe qeverisë legjitime të vendit. Ne jemi atje në përputhje me konventat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe zbatojmë rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”- tha ai.

Duke theksuar se në Siri ka forca nga vende të ndryshme, Lavrov tha: “Ushtarët amerikanë ende pushtojnë pjesën më të madhe të bregut lindor të Eufratit. Ata po përpiqen të krijojnë një të ashtuquajtur shtet atje, ata mbështesin ndarjen dhe përdorin ndjenjat e disa kurdëve irakianë në rajon. Në këtë mënyrë kurdët irakianë dhe sirianë shkaktojnë probleme në strukturën unifikuese”.

Lavrov tha se e gjithë kjo situatë shkaktoi tension në rajon dhe shtoi: “Turqia, natyrisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtyre. Ne duam që këto probleme të zgjidhen në kuadër të respektimit të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Sirisë”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu